Lisbona ruan traditën e ditës së dasmave
Written by rt on 14/06/2019
Lisbona ka mbledhur turma të mëdha njerëzish për të ndjekur nga afër çiftet që kanë lidhur kurorë në ditën e shenjtit të dashurisë , Shën Antonit. Plot 11 çifte kanë lidhur kurorë në ditën e shënuar me shpenzimet bashkisë. Tradita e qytetit të Lisbonës vazhdon prej disa dekadave. Në ditën e dasmave në qytet organizohen 16 dasma me paratë e shtetit, 5 prej të cilave në ceremoni civilie dhe 11 të tjera në katedrale.