Një pishinë gjigande në aeroport!
Written by rt on 24/04/2019
Projekti i hartuar prej më tepër se 2 vitesh për të ndërtuar një pishinë gjigande pranë John F. Kennedy International Airport , duket se ka përfunduar. Mrekulllia që pritet të befasojë udhëtarët dhe jo vetëm, do të hapet në 15 Maj .Trans World Airlines Hotel ka investuar rreth 265 000 dollarë në këtë projekt. Pishina do të jetë e hapur për udhëtarët, të ftuarit dhe ata që duan të shijojnë një eksperiencë ndryshe.