Kush ka një plan shpëtimi për qytetin e Romës!

Written by on 24/04/2019

 

 

Partnerët e koalicionit në Itali  po kerkojne te vendosin një plan financiar shpëtimi për qytetin e Romës. Borxhi 12 miliardë eurosh i kryeqytetit duhet ristrukturuar për të evituar falimentimin, por Lega e Veriut dhe Lëvizja Pesë Yjet janë të ndarë në këtë pikë. Borxhi i Romës, që daton prej 11 vitesh, duhet rifinancuar me urgjencë për të evituar falimentimin në 2022. Partnerët e koalicionit më herët kanë rënë dakord për një paketë shpëtimi që pret miratimin e qeverisë. Ndersa Mateo Salvini, zëvendëskryeministër dhe lider i Legës së Veriut, tani sugjeron se ndihma për Romën do të bënte që edhe qytetet e tjera që kanë probleme të ngjashme financiare të kërkojnë ndërhyrje.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist