Adria Airways do të reduktojë ndjeshëm numrin e fluturimeve per sezonin veror 2019
Written by rt on 21/03/2019
Nga 31 Marsi linja ajrore sllovene Adria Airways do të reduktojë ndjeshëm numrin e fluturimeve per sezonin veror 2019. Sipas mediave sllovene, kompania Adria Airways do të ndërpresë fluturimet nga Lubjana per në Moskë, Dusseldorf, Varshavë, Kiev, Bukuresht, Dubrovnik, Gjenevë dhe Hamburg. Në të njëjtën kohë, kjo linjë ajrore do të zvogëlojë numrin e fluturimeve nga Lubjana në Kopenhagen, Paris dhe Podgoricë. Megjithëse pa pasur reagime të shumta nga turistët, kompania ende nuk ka bërë të qartë arsyet e këtij vendimi.