Milan piketon zëvendësuesin e Higuain.

Written by on 14/01/2019

Milan piketon zëvendësuesin e Higuain
Sulmuesi Argjentinas është duke kaluar një periudhë të errët te skuadra e Milanit.
U transferua nga Juventus si sulmuesi i duhur me plot eksperiencë për të mbajtur peshën e sulmit kuqezi. Por në asnjë moment të vetëm lojtari nuk ka arritur të dalë në lojën e tij ashtu siç e kemi parë në kohën kur luante për Realin e Madridit, Napolit dhe Juventusit.
Kërkimi me ngulm nga trajneri I Chelsea ,Mauricio Sarri është duke e venë seriozisht në dyshim të ardhmen e sulmuesit. Brenda kësaj situate përfshihet edhe dëshira e lojtarit për të ndryshuar ambient me shpresën se do të bëjë më mirë në Premier League.
Drejtuesit e Milanit janë duke kërkuar për një zëvendësues dhe në orët e fundit është futur në radarë edhe sulmuesi I cili po I suprizon të gjithë në Seria A, Krzysztof Piatek. Sulmuesi 23-vjeçar I Genoa ka shënuar plot 13 gola në 19 ndeshje gjatë këtij sezoni vetëm një gol më pak se ylli portugez I Juventusit C.Ronaldo.
Piatek është sulmuesi I momentit në Seria A dhe ecuria e tij po shikohet me shumë kujdes nga disa ekipe të mëdha përfshir këtu edhe Milanin


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist