Ançelotti:”Hysaj qëndron I qetë te Napoli”.

Written by on 14/01/2019

Ançelotti:”Hysaj qëndron I qetë te Napoli”.

Situata e mbrojtësit të kombëtares “KuqeZi” dhe I skuadrës së Napolit nuk ka qenë
ajo më e mira e mundshme.
Hysaj u trasferua te Napoli në verën e 2015 si një nga blerjet e para dhe mjaft të
rëndësishme të trajnerit Sarri. I fundit I njihte mjaft mirë cilësitë e Shkodranit
dukeqenëse e kishte trajnuar edhe kur ishin pjesë e Empolit.
Hysaj u bë një nga shtyllat e mbrojtjes Napoletane. Një nga lojtarët që merte më
shumë minuta gjatë një sezoni.
Me ardhjen në stol të trajnerit Carlo Ançelotti dhe me prurjet e reja, situata u
ndërlikua. Mbrojtësi filloj të zëvendësohëj më shpesh. Në disa ndeshje e ka nisur
nga stoli e në disa të tjera nuk është aktivizuar asnjë minut.
Kjo detyrimisht solli pakënaqësi te lojtari dhe menaxheri I tij. Çështja “Hysaj” po
diskutohet shumë edhe në mediat Italiane. Gjatë kësaj merkatoje po flitet për një
largim të mundshëm të lojtarit drejt “bluve të Lodrës”.
Ndeshjen e fundit të Napolit përball Sassuolos e cila u fitua me rezultatin 2-0,
Hysaj luajti 90 minuta të plota.
Në deklaratën pas ndeshjes trajneri I Napolit u shpreh:”Hysaj zhvilloi një ndeshje
të mirë, me ndonjë gabim apo ndonjë gjë tjetër të bërë shumë mirë.”
Mediat më shumë sesa për performancën e lojtarit ishin të interesuara të dinin
përsa I përket të ardhmes së lojatarit.
“Çështja “Hysaj” është menaxhuar shumë mirë. Kemi patur një takim dhe kemi
kuptuar që ai dëshiron të qëndrojë, ndërsa ne e vlerësojmë shumë. Pastaj në një
sezon të gjatë mund të kesh ulje-ngritje. Ai dhe menaxheri i tij janë shumë të qetë”.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist