Rritet numri i te huajve per qellime turizmi ne Shqiperi ne 10 muaj!
Written by rt on 21/11/2018
Numri i shtetasve te huaj qe vizituan Shqiperine per turizem u rrit me ritme dyshifrore per 10 mujorin e ketij viti. INSTAT raportoi sot se, rritja per vizitoret e huaj vijoi te ishte e larte edhe per muajin tetor, ndonese kulmi i sezonit turistik ka perfunduar. Ne muajin tetor numri i shtetasve te huaj qe hyne ne vend ishte 400 mije me nje rritje 25,3 % ne krahasim me tetorin e nje viti me pare. Nderkohe ne total ne periudhen janar tetor numri i vizitoreve arriti ne 5 milione, duke u rritur me 7,1 %, ne krahasim me te njejten periudhe te vitit 2017. Te huajt qe vizituan Shqiperine per qellime per te pushuar u rriten me 21 per qind dhe nder vendet me hyrjet me te larta te shtetasve ne Shqiperi ishin Polonia dhe Anglia.