Kroacia kerkon punonjes sezonal per turizmin nga Shqiperia
Written by rt on 19/07/2018
Kroacia kerkon punonjes sezonal per turizmin nga Shqiperia
Kroacia kerkon punonjes nga Shqiperia gjate sezonit veror ne kete vend. Lajmi u be i ditur nga Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitarović gjate konferences se perbashket me Presidentin shqiptar, ne Tirane, ne kuader te nje vizite qe Kitarovic po ben se fundmi ne vendin tone. Ajo ka theksuar se punesimi i tyre do te ndihmoje industrine e turizmit ne Kroaci. Per intensifikimin e marredhenieve ne fushen e turizmit, Presidentja Kitarović e shikon si mjaft te rendesishme ngritjen e linjes ajrore mes Zagrebit dhe Tiranes dhe jo vetem. Gjithashtu midis paleve eshte diskutuar edhe krijimi i rrugeve detare nepermjet transportit detar si dhe promovimi i perbashket i atraksioneve turistike per rritjen reciproke te numrit te turisteve.