Vullkani Anak Krakatau shfaq serish aktivitet, “alarm i kuq” per fluturimet ne Indonezi!

Written by on 27/12/2018

Niveli i alarmit per vullkanin Anak Krakatau ne Indonezi eshte rritur ne nivelin e dyte me te larte te mundshem, pas nje sere shperthimesh. Te gjitha fluturimet rreth vullkanit jane devijuar dhe eshte vendosur nje perimeter sigurie prej 5 km. Agjencia per menaxhimin e fatkeqesive ne Indonezi  tha se niveli i alarmit ishte ngritur nga niveli dy deri ne tre per shkak te rritjes se aktivitetit vullkanik.  Te shtunen e kaluar, vullkani shkaktoi nje cunami qe vrau qindra persona. Agjencia e kontrollit te trafikut ajror, AirNav Indonesia, tha se po i mbyllte rruget e fluturimit per shkak se hiri vullkanik i Krakatau po perhapej, çka nenkupton se situata ishte ne “alarm te kuq”. 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist