Vijojnë normalisht fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Written by on 15/02/2021

Pas temperaturave të ulëta dhe kushteve të rënduara atmosferike nga reshjet e dëborës, Aeroporti Nënë Tereza njofton se kanë rifilluar normalisht fluturimet. Për çdo ndryshim, pasagjerët duhet të kontrollojnë oraret në faqen zyrtare të aeroportit dhe kompanitë ajrore përpara udhëtimit për detajet përkatëse. Konkretisht për ditën e sotme, TIA ka konfirmuar 15 fluturime. Listën e plotë të destinacioneve e gjeni në faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në Facebook.


Current track

Title

Artist