Ekonomia e Tailandës në kolaps, pandemia i mori 40 milionë turistë!

Written by on 15/02/2021

Ekonomia e Tajlandës është shkatërruar nga pandemia, e cila uli ndjeshëm numrin e turistëve drejt këtij destinacioni. Të dhënat treguan se 2020-ta shënoi përformancën e saj më të keqe, pasoja të cilat nuk ishin parë prej më shumë se 2 dekadash. Tkurrja e ekonomisë gjatë vitit të kaluar ishte 6.1% dhe zyrtarët presin që ajo të rritet me një ritëm shumë më të ngadaltë sesa parashikohej. Rreth 40 milionë turistë pritej të mbërrinin në vitin 2020, por ndërsa udhëtimet ndërkombëtare u bllokuan, mungesa e tyre goditi sektorin e shërbimeve të vendit, shitjet me pakicë, hotelet dhe restorantet.


Current track

Title

Artist