Venecia shtrengon masat per te ndalur turizmin masiv!

Written by on 07/02/2019

Venecia shtrengon masat per te ndalur turizmin masiv!

 

Turistet se shpejti do ta kene me te veshtire  aksesin ne Venecia nese nuk rezervojne me perpara duke perdorur nje sistem prenotimi online. Kjo eshte pjese e masave te njoftuara nga kryebashkiaku Luigi Brugnaro per te trajtuar nje reagim te ashper ne qytetin popullor italian kunder turizmit masiv. Kryebashkiaku i venecias tha se turistet do te inkurajohen te bejne rezervime online ne internet nga 2020.Qyteti do t’u kerkoje gjithashtu vizitoreve te paguajne nje tarife prej 3 euro nga 1 maji kete vit, qe do te rritet deri ne 10 euro ne vitin 2020 ne varesi te sezonit. Por masat jane kritikuar nga ministri i turizmit i Italise, qe i quajti te padobishme.Njerezit qe punojne ose studiojne ne qytet, por jetojne jashte saj, do te perjashtohen nga tarifa, ashtu si edhe ata qe vizitojne per qellime mjekesore ose administrative.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist