Ujvara Hajdari: Vetëm talenti ju bën të arrini majat!

Written by on 01/03/2021

E ftuar të premten në Rozë në ekranin e Premium Channel ishte make-up artistja e talentuar Ujvara Hajdari.

E kush nuk ka dëgjuar për Ujvarën? Duart e saj të arta kanë prekur e shndërrojnë mijëra personazhe të njohur të sferës publike, duke nxjerr në pah anën e tyre më të mirë. Me punën e saj Ujëvara ka lumturuar çdo grua apo vajzë që i ka trokitur në sallon. Përballë moderatores Mikaela Brokëri, Ujëvara u tregua e pakursyer në rrëfimin e emocioneve për disa nga momentet më të rëndësishme në jetën e saj. Për Ujëvarën e bukura është një ushqim shpirtëror dhe përpos pasionit, ajo e ka një profesion të cilit i kushton një pjesë të madhe të kohës.

Për të Rubeni, djali i vetëm i saj, është gjëja më e shtrenjtë që ka. “Të bëhet një djalë i mirë, qytetar dhe i fisshëm”, është dëshira më e madhe që Ujvara ka kundrejt djalit të saj. Përpos gjithçkaje, familja për Ujvarën është e shenjtë!

Grimierja e VIP-ave pranoi se nuk do të hiqte kurrë dorë nga ky profesion pasi është si një bebe që e ka rritur vetë. Që prej vitit 2017, Ujvara ka ndërmarrë një nismë për të cilën punon edhe sot dhe ka të bëjë me gratë e prekura nga kanceri i gjirit! Për të kuruar imazhin e tyre Ujvara shprehet se dera e sallonit të saj është gjithmonë e hapur.

Në fund, Ujvara u surprizua edhe nga mikesha e saj e zemrës, Alba Lushaj përmes një videomesazhi. Ato kanë qenë mikesha të ngushta, përkrah njëra-tjetrës edhe në momentet më të vështira. Për të Alba, është një nga njerëzit më të afërt që ka!

Ujvara dha edhe një mesazh kuptimplotë për të gjitha vajzat:

“U them vajzave se nëse e shikoni që keni sadopak talent, rriteni. Rriteni sepse talenti nuk ju lë kurrë në rrugë. Talenti të nxjerr gjithmonë në majat e tua”, u shpreh ajo.

 

Më poshtë mund të ndiqni emisionin e plotë:


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist