Tirana synon çmimin e të rinjve në vitin 2022.

Written by on 14/05/2019

 

 

Tirana synon të përzgjidhet kryeqyteti europian i të rinjve në vitin 2022. Bashkia e Tiranës po zhvillon aktivitetet për javën europiane dhe kryetari i saj, Erion Veliaj , është shprehur i bindur se pasi vendi ynë të hapë negociatat me BE-në , Tirana ka mundësinë të tregojë se është kryeqyteti i të rinjve. “Do të punojmë të gjithë së bashku që Tirana të fitojë “Kryeqytetin europian të rinisë”, për vitin 2022”, ka thënë ai. Ambasadori i BE-së në Tiranë ka theksuar se përfshirja e të rinjve në procesin integrues është vendimtar.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist