Tashme rafting mund te behet edhe ne Shkumbin

Written by on 11/02/2019

Tashme rafting mund te behet edhe ne Shkumbin
Tashme ne lumin Shkumbin mund te zhvillohet sporti i rafting, duke e shnderruar Qarkun e Elbasanit ne nje zone me potencial turistik per te apasionuarit ndaj sporteve te aventures. Nje grup sportistesh nga ekipi i Rafting Albania ishin kete fundjave ne proven e tyre te pare ne lumin Shkumbin. Prova u kalua me sukses dhe sipas eksperteve te rafting, ne lumin Shkumbin mund te zhvillohet rafting ne nje nivel mesatar, duke qene i aksesueshem jo vetem nga profesioniste, por edhe nga amatore te ketij sporti. Sipas autoriteteve zhvillimi i ketij sporti eshte i rendesishem jo vetem per ti sherbyer turizmit te zones, por edhe si nje arsye me shume per çuarjen me tej te projektit per pastrimin e shtratit te lumit nga mbetjet plastike.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist