Spanja ndalon udhëtimet jashtë BE-së deri më 31 mars!

Written by on 02/03/2021

Qeveria e Spanjës ka vendosur të zgjasë kufizimet e saj aktuale në udhëtimet jo-thelbësore nga vendet jashtë Bashkimit Evropian dhe Zonës Shengen deri më 31 mars, për shkak të situatës aktuale të pandemisë. Të gjithë udhëtarët nga vendet që nuk i përkasin Zonës Shengen nuk do të lejohen të bëjnë udhëtime në Spanjë nëse nuk është e nevojshme. Përjashtim nga ky rregull do të bëjnë Australia, Ruanda, Zelanda e Re, Singapori, Tajlandë, Korea e jugut, Kina përfshirë Makaon dhe Hong Kongun. Morocco suspends travel links with Spain, France to prevent coronavirus |  Al Arabiya English

Autoritetet në Spanjë e panë të nevojshme të shtrëngonin masat për të mbajtur nën kontroll përhapjen e virusit. Sipas statistikave, Spanja është vendi i shtatë më i prekur nga COVID-19 në të gjithë botën./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist