Së shpejti nis puna për stadiumin e Kukësit!

Written by on 06/04/2019

Kryeministri Edi Rama siguroi  dje se “së shpejti Kukësi do të ketë stadiumin e ri me standarde ndërkombëtare”.

Në një takim me banorët e Kukësit, në kuadër të turit “Bashkia që duam”, Rama tha se “jemi duke përfunduar projektin e stadiumit, pasi Kukësi meriton një stadium të ri”.

“Ne e kemi vendosur fondin në dispozicion, do ta vendosë edhe FSHF dhe së shpejti do të fillojmë punën e stadiumit të ri që do të ketë standarde ndërkombëtare”, – tha Rama.

Ai theksoi se edhe stadiumi i ri do të ndihmojë ekonominë vendase dhe biznesin ashtu siç ka ndodhur në Elbasan edhe në Shkodër. /j.p//ATSH-Maela Marini/

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist