Shkodra merr pjesë në panairin ndërkombëtar, interes nga turistë të huaj!

Written by on 06/04/2019

Bashkia e Shkodrës ka marrë pjesë edhe këtë vit në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit që po zhvillohet në “Expocity” në kryeqytet.

Në këtë event të rëndësishëm për turizmin shqiptar, prezantohen ekspozitorë me një pjesëmarrje të gjerë nga entitete dhe kategori të ndryshme si: destinacione, struktura akomoduese (hotele/komplekse turistike/vendpushime të reja/ zhvillues pronash etj.), agjenci udhëtimi dhe operatorë turistikë, sektorë të ndryshëm të Turizmit si ai
i Detit, Turizmi rural dhe malor, Kulinaria, Turizmi sportiv dhe i aventurës, Ekoturizmi etj., nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Italia, Kosova e vende të tjera të Mesdheut.

Këtë vit është risi krijimi i një hapësire “Hosted Buyers” me 200 operatorë turistikë ndërkombëtarë të interesuar për Shqipërinë dhe rajonin tonë në tërësi.

Ekspozitori i bashkisë së Shkodrës ngjalli interes me ofertën e vet turistike duke tërhequr mjaft vizitorë. ATSH – I. Vata/ 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist