Rriten frikshëm rastet me Covid-19, Suedia shtrëngon masat!

Written by on 14/11/2020

Suedia duket se ka ndryshuar strategjinë  në parandalimin e përhapjes së COVID-19. Rastet e reja dhe shtrimet në spitale janë rritur në të gjithë vendin. Zyrtarët shpresuan që qasja e tyre pa një bllokim kombëtar do të ulte numrin e rasteve, por Suedia tani ka raportuar 166.707 raste pozitive dhe 6 mijë e 82 viktima që nga fillimi i pandemisë. Që nga dita e enjte vendi filloi zbatimin e masave të  reja lokale të ndara në katër rajone. 17 prej 21 rajoneve të Suedisë aktualisht janë nën masa më të rrepta sipas Agjencisë së Shëndetit Publik. Suedia prezantoi masa të reja javën  e kaluar, duke kufizuar kapacitetin në restorante dhe bare, por deri më tani nuk ka bllokim kombëtar.


Current track

Title

Artist