Reali i Madridit bën gati ofertën për qendërmbrojtësin Brazilian!

Written by on 09/01/2019

Problemet në mbrojte për Realin këtë sezon janë të dukshme.

Madrilenët janë vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi i cili mund ti rregullojë disi ekuilibrat nga sezoni tjetër por pse jo të jet edhe një garanci për të ardhmen duke parë moshën e Sergio Ramos.

Në radarët e klubit është vënë qendërmbrojtësi Brazilian i  skuadrës së Portos, Eder Militao. 20-vjecari është duke kaluar një moment tejet pozitiv në Portugali, duke qenë shtylla e mbrojtes së skuadrës së “dragojve”.

Ofertat për të janë të shumta dhe serioze nga e gjithë e Europa vlen të përmendim interesimet që kanë shfaqur disa nga klubet më të mira në Europë për momentin, Manchester United dhe Barcelona.

Së fundmi dhe akoma më seriozisht është duke e trajtuar ekipi i Realit i cili ka bërë gati 50 milion euro për lojtarin. Një akord brenda 31 janarit do ta ulte shumën në 42 milion.

Marrëdhëniet mes këtyre dy klubeve janë të shkëlqyera kujtojmë trasferimet e mëparshme si Pepe,Casemiro, dhe Casillias.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist