Plazhi tajlandez i “The Beach” i mbyllur pa afat per turistet

Written by on 03/10/2018

 

Turistët, që shpresojnë të vizitojnë gjirin e famshëm Maya ne ishullin Ko Phi Phi Leh në Tajlandë, do të duhet të presin gjatë për të shkelur në brigjet e tij të bardha. Destinacioni i famshëm duhej të rihapej këtë muaj, pas një ndalimi të përkohshëm të turistëve. Por, zyrtarët tajlandezë bënë të ditur se gjiri do të mbetej i mbyllur pa afat. “Maya Bay” ka qenë i paarritshëm që nga 1 qershori, si pjesë e atij që pritej të ishte një program katërmujor rimëkëmbjeje, që synonte të ndihmonte koralet e dëmtuara të zonës. Por, zyrtarët thonë tani se ekosistemi detar do më shumë kohë që të rimëkëmbet. Pjesë e një parku kombëtar tajlandez, “Maya Bay” është një atraksion i madh turistik, falë edhe suksesit të “The Beach”, që është filmuar atje.

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist