Greva e kontrolloreve te trafikut ajror do te preke fluturimet per dhe nga aeroporti i Prishtines

Written by on 11/02/2019

Greva e kontrolloreve te trafikut ajror do te preke fluturimet per dhe nga aeroporti i Prishtines
Pakenaqesite e medha me projektligjin e pagave qe ka miratuar tashme Kuvendi i Kosoves po vazhdojne ende, tashme edhe ne sindikatat e punonjesve te trafikut ajror ne aeroportin e Prishtines. Keto sindikata kane paralajmeruar edhe bllokade totale te Aeroportit te Prishtines, ‘Adem Jashari’. Ata konsiderojne se me kete projektligj po cenohet autonomia e tyre, pasi po preken pagat e nje personeli profesional dhe po çrregullohet puna e tyre. Me 13 shkurt eshte lajmeruar nje greve nje oreshe. Nese nuk kthehet prapa projektligji per paga nga ana e presidentit, greva do te pershkallezohet dhe pas kater apo pese dite e aeroporti do te bllokohet 24 ore sipas njoftimit te ketyre sindikatave. Ne fillimi te ketij muaji Kuvendi i Kosoves me 62 vota per, asnje kunder dhe 1 abstenim ka miratuar Projektligjin per Pagat ne sektorin publik.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist