Pas 15 vitesh restaurim, varri i perandorit të parë të Romës është gati të hapet për turistët!

Written by on 15/01/2021

Njëzet shekuj pas ndërtimit të tij, varri i perandorit të parë të Romës së Lashtë më në fund do të hapet për publikun në 2021.Vetë Augusti urdhëroi ndërtimin e godinës më shumë se tridhjetë vjet para vdekjes së tij dhe u varros atje së bashku me anëtarët e tjerë të dinastisë së tij. Mausoleo është një varr masiv rrethor, një nga më të mëdhenjtë në qytetin e Romës si dhe në botën antike. Ndryshe nga Koloseu, Mausoleo kishte qendruar i mbyllur për një kohë të gjatë dhe në një gjendje të thellë shkatërrimi. Ky atraksion i ri mendohet se do të jetë një pikë tërheqëse për turistët nga e gjithë bota.


Current track

Title

Artist