Tanimë aplikanti mund të zgjedhë vetë datën e takimit, për të rinovuar dokumentet biometrike pranë Zyrës Konsullore në Athinë. Sipas Ambasadës së Shqipërisë në Greqi kjo risi lehtëson procedurat dhe burokracitë në dhënien e shërbimit. Aplikimi bëhet përmes portalit e-albania dhe kostoja është zero.
