Para “nën dorë” për t’u pranuar në universitet… edhe në SHBA

Written by on 15/05/2019

 

 

 

Në Shtetet e Bashkuara më shumë se 50 vetë janë akuzuar deri tani lidhur me skandalin e pranimit në universitete. Skandali zbuloi përpjekje të fshehta  ku prindërit përpiqeshin t’u siguronin fëmijëve të tyre pranime në universitetet më të mira amerikane. Dalja në skenë e skandalit ka nxitur debate të gjera mbi pabarazinë në arsimin e lartë. Disa yje të Hollivudit janë mes dhjetëra njerëzve të akuzuar në një nga skandalet më të mëdha të vendit për pranimet në universitete. Të pandehurit akuzohen se kanë paguar trajnerët dhe administratorët e kolegjeve në shkëmbim të pranimit të fëmijëve të tyre në shkollat elitare si “Yale” dhe Universiteti i Kalifornisë Jugore. Për kryerjen e pagesave të dyshuara janë përdorur shoqata të rreme bamirësie.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist