Media italiane ndez dritën jeshile për investimet në Shqipëri!

Written by on 12/06/2019

 

 

Artikulli i fundit i prestigjozes italiane”Vanity Fair Italy” e ka listuar Shqipërinë në një ndër vendet më të mira për të bërë biznes nga italianët. “Logjika dhe ekonomia nuk janë gjithçka:  nëse në njërën është e drejtë të shqyrtojmë aspektet ekonomike , nga ana tjetër duhet të marrim parasysh jetën dhe zakonet e atij vendi, të cilat mendojmë se mund të bëhen vendbanimi ynë i ri” thuhet në artikull. Italianët investojnë më së shumti në infrastrukturë, energji, telekomunikacion dhe bujqësi. Portali i markës”Made in Albania”, për të cilin kujdeset presidenti i Institutit të Kërkimeve të Ekonomisë dhe Politikës Ndërkombëtare, Domenico Letizia, do të shërbejë si katalog për promovimin e produkteve shqiptare.

Processed with Snapseed.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist