Më shumë se 30% e infektimeve në Austri lidhen me udhëtimet!

Written by on 22/07/2021

Agjensia për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit të Austrisë ka zbuluar se rastet e reja COVID-19 që janë zbuluar kohët e fundit në vend, janë të lidhura ngushtë me aktivitetet e udhëtimit. Shifrat më të fundit tregojnë se pothuajse një e treta, ose 31.1 % e rasteve të koronavirus gjatë 10 ditëve të para të korrikut,  janë si rezultat i udhëtimit të shtetasve austriakë jashtë vendit si dhe udhëtarëve që po vizitojnë Austrinë.

Austria është një destinacion i famshëm turistik që aktualisht lejon hyrjen pa karantinë për të gjithë arritjet nga blloku i 27 vendeve, duke përfshirë këtu disa vende të zonës Shengen si Norvegjia, Lihtenshtajni, Zvicra dhe Irlanda./radiotravel.al 


Current track

Title

Artist

Background