Jo një, as dy, por 3 teste Covid-19 para udhëtimeve! Agjensitë bëjnë publike udhëzimet e reja

Written by on 27/11/2020

Një test COVID-19 ishte standardi për udhëtimet ndërkombëtare por tani “Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve” në SHBA po paralajmëron se mund të mos jetë më e mjaftueshme dhe udhëtarët duhet të marrin në konsideratë bërjen e tre testeve. CDC ka azhurnuar udhëzimet e veta të cilat rekomandojnw udhëtarët të bëjne tre teste COVID-19 nëse planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit. Agjensia i ka nxitur njerëzit të mos udhëtojnë ndërsa rastet rriten në të gjithë Shtetet e Bashkuara, por këshilloi që nëse njerëzit duhet të udhëtojnë ndërkombëtarisht, ata duhet të marrin në konsideratë bërjen e 3 testeve, konkretisht: një test një deri në tre ditë para udhëtimit, një të dytë, dy ose tre ditë para se të ktheheni në SH.B.A. dhe e fundit, rreth 5 ditë pasi keni mbërritur në vend.


Current track

Title

Artist