Greqia pezullon përkohësisht fluturimet e brendshme dhe ato ndërkombëtare

Written by on 09/02/2021

Greqia do të zgjasë kufizimin për fluturimet ndërkombëtare dhe të brendshme, si pjesë e masave për frenimin e pandemisë COVID-19.  Autoriteti Civil Grek ka njoftuar se fluturimet e brendshme do të shtyhen deri më 15 shkurt, ndërsa fluturimet ndërkombëtare do të zgjaten deri më 22 shkurt. Shtetasit e të gjithë vendeve të treta, përveç qytetarëve të BE-së dhe shtetasve të vendeve Shengen nuk do të lejohen të hyjnë në vend. Për të gjitha mbërritjet nga jashtë vazhdon të mbetet ende në fuqi karantina 7-ditore.


Current track

Title

Artist