Gratë shqiptare shënojnë rekordin historik dhe arsyeja është e trishtë!

Written by on 21/12/2019

Gratë që jetojnë në Shqipëri vit pas viti po heqin dorë nga mëmësia duke reduktuar në mënyrë të drastike numrin e bebeve të sjella në jetë. Në vitin 2018 ky fenomen u theksua edhe më shumë kur numri mesatar i fëmijëve të lindur nga një grua shënoi rekord historik. Rënia me shpejtësi e numrit të lindjeve e ka çuar Shqipërinë nën normën e zëvendësimit e cila përllogaritet 2.1 fëmijë për grua. Gratë shqiptare lindin gati 50% më pak fëmijë se mesatarja globale. Nga janari 2014 deri në janar të 2018 popullsia e Shqipërisë është zvogëluar mesatarisht me 0.16% në vit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background