Eugent Bushpepa dhe Renis Gjoka, zbulojnë surprizat e koncertit në Antalia

Written by on 24/08/2019

Mes koncerteve e netëve të live-it, përgatitjeve për projekte te reja muzikore, këngë e videoklipe, Eugent Bushpepa dhe Renis Gjoka jane dy emra gjithmonë prezent kur flitet për muzikë cilësore.
Sonte në mbrëmje (24 gusht) ata do të performojnë live në Antalia, në Amara Dolce Vita një prej hoteleve eksluzive që Vas Tour Operator ofron për pushuesit shqiptar.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Radio Travel ata zbuluan disa surpriza të mbrëmjes së sotme, ku përveç këngëve të tyre të njohura, ata do të sjellin në duet disa hite nderkombëtare të muzikës rock. Ndërsa sa i përket projekteve të tyre të reja, Eugent Bushpepa u shpreh se deri në fund të këtij viti ai do të sjellë dy këngë shoqëruar me videoklipe. Njëra do të publikohet në shtator ndërsa tjetra në dhjetor të 2019. Xhirimet për njërën prej këtyre videove janë kryer sipas Eugentit, në Romë dhe në Shqipëri.
Ndërkohë pas një sezoni veror shumë intensiv, këngëtari Renis Gjoka u shpreh në këtë lidhje të drejtëpërdrejtë me Radio Travel se koncerti i mbrëmjes do të jetë një ‘relax’ dhe argëtim i vërtetë për të gjithë. Këngëtari pohoi se disa këngë janë zgjedhur me kujdes, për t’iu përshtatur edhe pushuesve të resortit ku pjesa më e madhe e tyre janë familjarë. Për të, është hera e parë që performon në një resort jashtë vendit ku ka edhe shqiptarë. Për projektet e reja, Renis Gjoka zbuloi se fillimi i shtatorit do të jetë fillimi i punës! Këngëtari nuk la pa përmendur dhe atmosferën dhe shërbimin perfekt në Amara Dolce Vita. Koncerti i mbrëmjes së sotme do të nisë në orën 21:00 dhe do të zgjasw deri në orën 23:00. Sipas Renis Gjokës, “të gjithë do të këndojnë e do të kërcejnë pa pushim”!

 

 

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background