Eugent Bushpepa dhe Renis Gjoka ndezin mbrëmjen me muzikë rock në Antalya!

Written by on 26/08/2019

Në 24 gusht “Amara Dolce Vita” është magjepsur nga koncerti live i dy këngëtarve shqiptarë, Eugent Bushpepa dhe Renis Gjoka. Antalya është ndezur nga ritmet e muzikës rock, mes hiteve të suksesshme shqiptare dhe ritmeve të muzikës botërore. Mbrëmja në resortin luksoz ka mirëpritur pushuesit në mënyrën më origjinale, ashtu siç di të bëjë vetëm Vas Tour Operator. Mbrëmja është elektrizuar që prej momentit të parë në orën 21:00, dhe për dy orë me radhë pushuesit janë mahnitur.  Pushuesit kanë shijuar edhe hitin Makina e Memories të kantautorit Ardit Gjebrea ,i cili kishte zgjedhur super resortin Amara Dolce Vita për të pushuar me familjen e tij. Muzikë rock live, relaks , komoditet  dhe shërbimi perfekt i ka shoqëruar pushuesit shqiptarë në “Amara Dolce Vita”. Vas Tour Operator ka surprizuar pushuesit , duke organizuar për herë të parë një koncert krejtësisht live. Pushimet me Vas Tour Operator marrin dimensione magjike.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist