Emmanuel Macron – gati plani per rikonstruksionin e katedrales Notre Dame.

Written by on 16/04/2019

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u zotua se do ta rindërtojë katedralen mesjetare Notre-Dame, pasi një zjarr i madh shkatërroi pjesërisht simbolin e Parisit. Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë strukturën kryesore të gurit të ndërtesës gotike, 850 vjeçare, përfshirë dy kullat e saj, ndërsa maja dhe çatia u shembën. Zjarri u vu nën kontroll gati nëntë orë pasi nisi, të hënën pasdite. Nderkohe jane deklaruar dhe donatoret e pare per rindertimin e katedrales se famshme . Familjet Arnault dhe Pinault, dy prej më të pasurave në Francë, njoftuan se do të dhurojnë respektivisht 200 dhe 100 milion euro për rikonstruktimin e katedrales Notrë Dam në Paris që u përfshi nga flakët. Të martën në mëngjes, grupi i luksit LVMH, numri një në botë dhe familja Arnault kanë deklaruar se do të dhurojnë 200 milionë euro për fondin e dedikuar rikonstruktimit të Notrë Damit.
 
 

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist