Donald Dervishi: “Jeta ime në Kajro të Egjiptit”!

Written by on 18/02/2021

I ftuar sot në mëngjes në emisionin “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte Donald Dervishi, mësuesi nga Therepele në Skrapar, që prej 5 muajsh jeton dhe punon në Egjipt. Ai ka përfunduar studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe është bërë i njohur në spektaklin Big Brother apo në nismat që bën herë pas here për të ndërtuar shkollat e fshatit ku ka lindur.

Prej gushtit 2020 jeton në Kajro ku punon në një shkollë Britaniko-Amerikane si përgjegjës i veprimtarive jashtëshkollore, me një kontratë dy vjeçare. Donaldin e njohim gjithashtu dhe si aktivist mjedisor, ku nuk ka humbur kohë të shprehet për temat e ndjeshme të ndotjes së mjedisit./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist