Ditari i “Apollo 11” , së shpejti në ankand

Written by on 01/07/2019

Shumë shpejt do të dalë në ankand ditari i bordit të anijes kozmike “Apollo 11”që zbarkoi në Hënë. Me rastin e 50 vjetorit, shtëpia e famshme e ankandeve “Christies” në 18 korrik do të hapë siparin e ankandit në New York ku do të paraqesë rreth 200 sende të përdorura për herë të parë nga njeriu në një trup jashtëtokësor. Vëmendje do të marrin misionet e famshme të Nasës në vitet 60-70 të shekullit të kaluar,përfshirë autografe nga austronautët, harta dhe aparatet fotografike. Vlera fillestare e ankandit do të nisë nga 7 deri në 9 milion dollarë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist