Del renditja e pasaportave më të fuqishme, ja ku renditet Shqipëria

Written by on 19/04/2021

Për vitin 2021, Japonia rezulton shteti me pasaportën më të fuqishme, qytetarët e të cilës mund të udhëtojnë pa viza në 191 destinacione. Shqipëria renditet në vendin e 52-të me 114 destinacione pa vizë. Klasifikimi që bëhet çdo vit, realizohet nga Indeksi i Pasaportave Henley, i cili bën renditjen globale të vendeve sipas lirisë së udhëtimit pa viza të qytetarëve të tyre.

Referuar tabelës, Shqipëria lë pas Turqinë, Arabinë Saudite, Afrikën e Jugut, Maldivet, Kuvajtin, Katarin dhe një sërë vendesh të tjera./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist