Greqia heq karantinën për udhëtarët e 5 vendeve!
Written by Radio Travel on 19/04/2021
Në shtetet evropiane po nisin të lehtësohen disi masat kufizuese. Në Belgjikë kalimi i kufijve për turizëm ose ndonjë arsye tjetër jo thelbësore është ndaluar që nga fundi i janarit, por rregullat do të ndryshojnë nisur nga kjo e hënë.
Po ashtu edhe Greqia ka në plan të heqë kufizimet e karantinës për udhëtarët që vijnë nga BE-ja dhe pesë vende të tjera, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, të cilët janë vaksinuar ose kanë test negativ për Covid-19./radiotravel.al