Bora nuk ka të ndalur në Japoni, moti i keq i merr jetën 29 personave

Written by on 07/01/2021

3 javët e fundit e gjithë Japonia është përfshirë nga reshjet intensive të dëborës. Sipas të dhënave, rezulton se gati 29 persona kanë humbur jetën nga moti i acartë. Për shkak të kushteve të këqija të motit në mbarë vendin janë anuluar mbi 400 fluturime, ndërsa në rajonin Yamagata janë pezulluar deri në fund të javës udhëtimet e trenave të shpejtë. Agjencia Meteorologjike e Japonisë parashikon që trashësia e dëborës të arrijë deri në 120 centimetra.


Current track

Title

Artist