Shqipëri-Turqi nënshkruajnë marrëveshje, së shpejti investime në turizëm!

Written by on 07/01/2021

Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë, vendet kanë nënshkruar në Ankara një marrëveshje për krijimin e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë. Investimet në fushën e turizmit dhe infrastrukturës janë dy pika të rëndësishme të marrëveshjes. Gjithashtu pritet që Turqia të ketë projekte të rëndësishme në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe kulturës. Universiteti Politeknik i Stambollit i famshëm për teknologjinë, do të jetë prezent së shpejti në Shqipëri, sikundër edhe spitali rajonal i Fierit, falë financimeve turke.


Current track

Title

Artist