A jeni gati për maratonën e së dielës!

Written by on 23/04/2019

 

 

 

Federata e Atletikës së Kosovës, së bashku me Komunën e Prishtinës kanë bërë të gjitha përgatitjet për gjysmëmaratonën, e cila do të mbahet këtë të dielë. Në regjistrimet për të marrë pjesë në këtë gjysmëmaratonë shihet një interesim i madh nga qytetarët. Sipas Federatës së Atletikës së Kosovës, këtë vit do të ketë disa risi në gjysmëmaratonën e Prishtinës, që nga medaljet, e deri tek organizimi. Gara e vitit 2019 do të mbahet të dielën e 28 prillit, duke filluar nga ora 10:00, e cirkuiti i saj do të jetë i njëjtë si vitin e kaluar, me një gjatësi prej 21 kilometrash.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist