Turistet shpenzojne ne Shqiperi 331 milione euro ne tre muaj!

Written by on 12/06/2018

Rritja e fluksit te turisteve ne muajt e pare te ketij viti ka sjelle dhe me shume te ardhura prej tyre ne ekonomine shqiptare. Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise, shpenzimet e turisteve ne Shqiperi ishin 331 milione euro ne tremujorin e pare te vitit, me nje rritje prej gati 10% ne krahasim me te njejten periudhe te nje viti me pare. Edhe shqiptaret nuk e kane kursyer shume doren ne udhetimet jashte vendit. Po sipas Bankes se Shqiperise, shpenzimet e tyre ne udhetimet jashte vendit arriten ne 254 milione euro, me rritje prej 12.3% me baze vjetore. Per shkak te rritjes me ritme me te larta te shpenzimeve te shqiptareve jashte, bilanci neto, pra parate qe mbeten ne vend nga aktiviteti turistik ishte 78 milione euro.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist