Nis pelegrinazhi ne Kishen e Lacit, masat e sigurise se vizitoreve!

Written by on 12/06/2018

Me qellim mbarevajtjen e pelegrinazhit ne Kishen e Shna Ndout ne Laç , policia ka marre nje sere masash, duke kufizuar disa  segmente rrugore mbi levizjen dhe parkimin e mjeteve. Keshtu duke nisur nga mengjesi i dites se sotme deri ne oren 24:00 te dates 13 qershor  do te kufizohen  disa  segmente rrugore mbi levizjen dhe parkimin e mjeteve te cilet jane: ” Nga Kryqezimi i Gjykates  –  Kisha e Shna Ndout “; ” Nga Kryqezimi i Poliklinikes – Kisha e Shna Ndout”; ” Nga Kryqezimi i Gjimnazit – Kisha e Shna Ndout” dhe “Nga Pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”. Ne keto segmente rrugore do te qarkullojne vetem mjete te transportit publik, mjetet e Kishes, mjetet e personaliteteve te larta shteterore  dhe mjetet e emergjencave civile.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist