Vendet nordike jane me ekologjiket ne bote!

Written by on 12/06/2018

Vendet nordike kanë zënë vendin e parë në botë për risi në fushën e energjisë së rinovueshme, dhe kanë ndërmend ta mbajnë gjatë. Sipas nje studimi te fundit keto vende duan të kapin tregjet botërore të teknologjisë së pastër, që përfshijne teknologjitë që nga riciklimi i produkteve e deri te prodhimi i pajisjeve që punojnë me energji të rinovueshme. Në vitin 2017, investimet botërore në infrastrukturën e energjisë së rinovueshme, që përbën vetëm një pjesë të këtij tregu të gjerë, ka qenë 280 miliardë dollarë. Në Norvegji, më shumë se gjysma e makinave të reja që janë shitur janë modele elektrike ose hibride. Danimarka vuri rekord botëror vitin e shkuar për prodhimin e energjisë elektrike nga era, prej të cilës mbuluan 43% të konsumit. Suedezët dhe finlandezët po prodhojnë gaz biologjik nga mbetjet dhe nga bimësia. Islanda dhe Norvegjia kanë nisur tashmë të funksionojnë me energji të rinovueshme. Ndersa Kopenhageni, është një prej qyteteve më “smart” të Europës, një prej qyteteve që shkarkon më pak gazra ndotës në mjedis: dy të tretat e banorëve shkojnë me biçikleta në punë, ndërkohë që vetëm 9% ngasin makina.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist