Kitara e Prince shitet per 225 mije dollare .
Written by rt on 19/05/2018
Disa sende të këngëtarit Prince, i cili ka vdekur në vitin 2016, kanë dalë në ankand në New York.
Në mesin e tyre është shitur edhe një kitare e verdhë për 225 mijë dollarë.
Në mesin e gjërave të tjera të cilat po ashtu janë shitur është një kostum i kaltër, i cili është shitur për më shumë se 100 mijë dollarë. Këngëtari këtë kostum e pati veshur gjatë performancës së tij për natën e viti të ri në New York, në vitin 1999 së bashku me Lenny Kravitz.
Shitjet, të cilat kapin vlerën rreth 2 milionë dollarë, kanë përfshirë edhe aksesorë të artistit.