Chrissy Teigen behet nene per here te dyte .
Written by rt on 17/05/2018
Modelja dhe moderatorja e famshme Chrissy Teigen ditën e djeshme ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë që është djalë.
Ajo ka postuar një status në rrjetin social Twitter ku shkruan: “Dikush është këtu”. Chrissy vetëm pak ditë më parë tregoi se është e lodhur nga shtatzënia dhe priste me padurim të mbante në krah djalin e saj.
Bukuroshja dhe John Legend të dy 39-vjeç janë prindër edhe të vogëlushes Luna e cila megjithëse vetëm 2-vjeçe është e gëzuar që u bë me vëlla.