Rritet serish numri i turisteve polake ne vendin tone.

Rritet serish numri i turisteve polake ne vendin tone.

1
38
0
Tuesday, 19 December 2017
Travel News

Shqiperia po behet nje destinacion gjithnje e me popullor per turistet polake. Vetem gjate muajit Tetor, 9200 polake kane zgjedhur Shqiperine per te bere pushime te vona, duke u katerfishuar ne numer krahasuar me Tetorin e vitit te kaluar. Per kete arsye eshte vendosur qe ne sezonin veror te vitit te ardhshem te nisin fluturimet nga aeroporti polak i Goleniovit drejt Tiranes. Ne sezonin veror te vitit te ardhshem, aeroporti ka parashikuar edhe oferta te tjera qe perfshijne edhe gjashte destinacione kryesore: kater ishuj greke si dhe qytetet e Dubrovnikut dhe Antalias.

———————————-

Industria e turizmit, po konfirmohet si thesari i te ardhurave ne ekonomine shqiptare.Te ardhurat e ekonomise shqiptare nga turizmi regjistruan nje shifer rekord gjate sezonit te ketij viti.Por duke pare tendencen e 9-mujorit, kjo shifer eshte e destinuar te tejkalohet per vitin 2017.Banka e Shqiperise, konfirmon se te ardhurat nga udhetimet ne bilancin e pagesave preken vleren e 588 milione eurove per tremujorin e trete te vitit, ne rritje me afro 13% krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Sipas raportit per 9-mujorin, te ardhurat nga sektori turistik preken vleren e 1.3 miliarde eurove, me nje rritje serish ne kufijte e 13% ne krahasim me nje vit me pare.

———————————–

Keshilli i Ministrave ka depozituar prane Kuvendit projektligjin “Per trashegimine kulturore dhe muzete”, i cili zevendeson legjislacionin aktual dhe forcon dispozitat per realizimin e objektivave ne kete fushe.Ndryshimet prekin sidomos bashkepunimin privat-shtet ne mirembajtjen e objekteve te pasurive te paluajtshme, ku deri me sot eshte shteti qe ka financuar per restaurimin e objekteve ne pronesi private.Ligji i ri vendos detyrime per pronaret qe te mbajne ne gjendje te mire pasurite kulturore, duke njoftuar autoritetet perkatese per çdo demtim. Projektligji reformon strukturen institucionale pergjegjese per ruajtjen dhe zhvillimin e trashegimise kulturore. Ne projektligj eshte perfshire edhe koncepti “i akreditimit” te muzeve, i cili percakton nese muzeu dhe aktiviteti i tij permbushin standardet e caktuara te cilesise, edukimit, sigurise, ruajtjes se vlerave kulturore. Gjithashtu shtohen koncepte dhe klasifikime te reja te pasurive kulturore, si folklori muzikor instrumental, lojrat popullore, ritualet dhe spektaklet kulturore.

————————————

Kina do te kthehet ne nje prej investitoreve me te rendesishem ne Europe ne aspekte te ndryshme infrastrukturore por edhe ne projekte turistike gjate vitit te ardhshem qe eshte percaktuar si vit teper i rendesishem per marrdheniet Kine – BE. Nga ana tjeter edhe turistet kineze jane nder ata qe nga viti ne vit po rriten ne numer ne kontinentin europian. Pritet qe kete vit investimet kryesore nga Kina ne Europe te drejtohen ne sektorin hotelier ku pritet te permbyllen projekte per struktura akomodimi te tilla qe te pershtaten edhe me shijet e turisteve kineze.

————————————–

Investimet ne Greqi vazhdojne te mbeten pas, me perjashtim te atyre qe synojne turizmin, i cili vazhdon te lulezoje ne vendin e goditur nga kriza. Sipas, informacioneve nga autoritetet greke te turizmit rritja vjetore prej 1.1 per qind e regjistruar ne tremujorin e trete te vitit ishte kryesisht fale rritjes se te ardhurave nga turizmi dhe ne grumbullimin e produkteve. Ne sektorin e turizmit dhe hoteleve, planet e investimeve per vitet e ardhshme vleresohen te arrijne ose tejkalojne 8 miliarde euro. Keto projekte shkojne per permiresimin dhe ndertimin e njesive te reja te hoteleve ne zhvillimin e komplekseve te turizmit qe kombinojne hotele, fusha golfi dhe faciliteteve te tjera.

—————————————

Edhe kete vit u dhane çmimet me te rendesishme ne fushen e turizmit dhe mikpritjes. Cmimet “World Travel Awards 2017 per destinacionet dhe kompanite me te mira turistike te vitit. Ekspertet e turizmit nga e gjithe bota vleresuan si destinaiconin me te mire Portugaline, aeroportin me te mire Changi ne Singapor, kompanine me te mire ajrore “Singapore Airlines”; Hoteli me i mire Burj Al Arab ne Dubai , Resorti me i mire per Forte Vilage ne Itlai , muaji i mjaltit me i mire per Maldivet, linja me e mire e krocierave per Royal Caribean dhe ishulli me i mire per Madeiran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *