Zjarret në vend/ Situata paraqitet më e qetë por një vatër e re është aktivizuar në Valbonë!

Written by on 11/08/2021

Pas më shumë se tre javësh, situata nga zjarret në vend duket se është më e qetë. Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc të situatës së zjarreve në vend, duke bërë të ditur se gjithsej janë 7 vatra aktive dhe në disa prej tyre situata është ende problematike.

Sipas njoftimit nga ministria, njoftohet se në jug, Llogaraja dhe Dukati nuk rrezikohen nga zjarri, por mbetet ende aktive vatra në Gadishullin e Karaburunit. Një vatër zjarri është aktivizuar edhe në luginën e Valbonës. Në vendin e quajtur Dragobi, janë raportuar disa vatra zjarri në vende të ndryshme në të njëjtën kohë. Edhe në Mirditë dhe Skrapar janë disa vatra aktive, por larg zonave të banuara.  Radio Travel.al

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist