Zbulohet një thesar
Written by Radio Travel on 14/08/2019
Arkeologët që punojnë në Pomepi kanë zbuluar një koleksion të madh bizhuterish dhe hajmali që sipas tyre japin imazhin e botës femërore të Romës së lashtë. Koleksioni i çmuar është gjetur në një kuti druri në një nga sektorët ku arkeologët po bënin kërkimet. Arkeologët besojnë se cilësia e gurëve të çmuar lidhet me rëndësinë e pronarit i cili ka banuar mijëra vite më parë aty .Disa prej bizhuterive do të shfaqen në ekspozita të veçanta.