Vlora, mungesë e theksuar në stafin për hoteleri-turizëm

Written by on 02/06/2021

Pjesa më e madhe e strukturave që ofrojnë shërbim në fushën e hoteleri-turizmit  në Vlorë shprehen se kanë mungesa të theksuara në stafin e punës. Ndonëse një pjesë e bizneseve ofrojnë akomodim dhe ushqim falas për punonjësit që mund të vijnë nga rrethet, sërish kërkesat për punësim mbeten të ulëta.

 

Për shkak të kërkesës së lartë për punonjës dhe ofertës së ulët, bizneset në Vlorë kanë nisur rekrutimin e punonjësve me kombësi të huaj kryesisht nga Italia apo Turqia. Shumë sipërmarrës shprehen se Shqipëria ndodhet në një situatë emergjente për fuqinë punëtore dhe kjo sipas tyre ndikon drejtpërdrejt në këtë sezon turistik./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist