Vizitorë të rinj në Nartë
Written by rt on 26/07/2019
Flamingot, zogjtë me qafën e hollë dhe me ngjyrë mjaft interesante, janë rikthyer gjatë këtyre ditëve të nxehta korriku në ‘shtëpinë e tyre’ në Kriporet dhe lagunën e Nartës.Afro dy mijë individë flamingosh adultë, janë përqendruar tashmë në një digë duke u përpjekur të folezojnë sërish, pasi tashmë memorandumi i gjuetisë e ka kthyer këtë vend në një habitat të sigurt për këta shpendë interesantë. Ata janë kthyer në një destinacion për turizmin e vëzhgimit të tyre në habitatet natyrore ku jetojnë